Monday, February 6, 2017

Tri këshilla që ju kursejnë kohë në palestër

 
Mos lejoni që nëse keni pak kohë në dispozicionin tuaj t’ju largojë nga ushtrimi - veçanërisht kur të kuptoni se me një stërvitje të shkurtë mund të arrini rezultate të njëjta, nëse jo më të mira.
 
Kur ju jeni në garë me kohën (po vijnë festat), është e rëndësishme që të shfrytëzoni kohën tuaj në palestër.
 
Forconi intervalet - Nëse bëni nxemjen me ritëm të lehtë dhe ushtroni me shpejtësi optimale – atëherë rriteni pak shpejtësinë dhe në mënyrë sistematike ndryshoni ritmin dhe ngarkesën. Nuk ka asnjë studim që nuk tregon se një shok i tillë për organizmin është shumë më efektiv, për shkak se në procesin e trajnimit organizmi fillon të djegë kaloritë dhe kur "rrëzohet" kurrë nuk pushon së djeguri edhe një kohë pas stërvitjes tuaj.
 
Ndrysho intensitetin - Nëse ju zakonisht ushtroni ashtu që sforcoheni dhe pastaj pushoni dhe kështu me radhë - provoni ndonjëherë pa pushim, përkatësisht që në kohën e pushimit bëni ushtrime të intensitetit më të ulët. Sigurisht, ashtu nuk do të jeni në gjendje që këtë t’a perballoni një kohë të gjatë, por a nuk është kjo më e rëndësishmja në këtë stërvitje intensive, por të shkurtë?
 
Ngritni pasha më të rënda - Nëse nuk ushtroni me ngritje peshash - tani duhe të filloni. Nëse e praktikoni – ngritni pak më shumë se zakonisht. Dhe në më pak kohë se zakonisht përshpejtoni rritjen e muskujve tuaj

Friday, February 3, 2017

Pas KTV-së, ky është TV ku do të shkojë Alba Morina

Moderatorja e njohur Alba Morina së shpejti pritet të kthehet në profesionin e vjetër.

Alba pas një pauze të shkurtë nga Televizioni, ajo ka vendosur të kthehet sërish.

Alba e cila për shumë vjet me radhë kishte punuar në Kohavision, së shpejti pritet të fillojë punën në Tribuna Channel,transmeton Gazeta Express.
 
Burimet e Gazetës Express tregojnë se Alba ka arritur marrëveshje me këtë TV për të udhëhequr emisionin Bizz./Gazeta Express/